Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ralf Gjoni ka ironizuar me “kërcënimin” që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri kryeministit Edi Rama, pas tensioneve për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se do t’i hajë veshin.
“Që ne të riformatojmë qeverisjen, duhet të riformatojmë sistemin zgjedhor. Mos lejoni të na përcajnë. Ata që braktisën këtë parlament dhe rrotullohen treshe me ju në krevat nuk e duan.
Si do ja haj ajo veshin? Ai është shumë i gjatë. Apo vetëm kur të shtrihen në krevat?
Ky është parlament lolipopi. ne duhet një sistem i ri zgjedhor, na duhen lista të hapura. Kemi një propozim amerikan ditët e fundit. Keni një propozim që unë besoj se i hap rrugë shqiptarëve të votojnë deputetin që duan.
Kolegë të opozitës nuk duhet të përzihemi më ne aferat e këtyre, ndryshe vota jonë do jetë kundër ndaj çdo paçavorje që sjellin këta në parlament,”-deklaroi deputeti i opozitës Ralf Gjoni. (TemA)