Kryeministri Edi Rama thotë se autoritetet greke do të rishikojnë gjobat e vendosura ndaj emigrantëve shqiptarë që iu kaloi afati i qëndrimit në vendin fqinj pasi u bllokuan për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Rama thotë se edhe në rastet kur gjoba nuk do të anulohet nga pala greke, qeveria shqiptare do t’ua rimbursojë në masën 100%.
Postimi i Ramës:
NJË LAJM ME RËNDËSI
Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.
Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.
UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË