Gjiknuri thirrje opozitës: Rikthehuni të miratojmë Reformën Zgjedhore, s’ka arsye të ndërpritet. Kjo është ngjarje fatkeqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri thirrje opozitës: Rikthehuni të miratojmë Reformën Zgjedhore, s’ka arsye të ndërpritet. Kjo është ngjarje fatkeqe

Damian Gjiknuri i kërkoi opozitës që të rikthehet për të diskutuar dhe miratuar reformën zgjedhore, pasi BAsh tha se do të tërhiqemi nga zgjedhorja.

Mungesën e sotme, Në një deklaratë për median Gjiknuri e cilësoi si një ngjarje fatkeqe mungesën e opozitës, pasi shtoi se reforma zgjedhore është në interesin e të gjitha palëve.

Fatkeqësisht sot mbledhja e grupit negociator nuk u zhvillua, kishim dëgjuar dicka nga mediat, por nuk kishim njoftim zyrtar, por mesa na u komunikua nuk do të merrnin pjesë.

Kjo është ngjarje fatkeqe. Pavarësisht ngjarjeve, reforma zgjedhore është në interesin e të gjitha palëve që të përfundojë brenda majit.

Advertisement

Nuk shoh ndonjë arsye serioze që të ndërpritet, nuk ka të bëjë as me qeverinë dhe as me opozitës, por me rregullat e lojës.

Dua ta mbyll duke bërë thirrje që opozita të rimarrë vendin për të vijuar negociatat. Sot kishim një paketë të rëndësishme për të miratuar.

Mirëpres opozitën që të rikthehet. Jam në komunikim dhe pres që ata të marrin rolin e tyre” tha Gjiknuri. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy