Kancelarja Angela Merkel tha të martën se Gjermania do të zgjasë bllokimin e vendit deri më 31 janar.

Merkel tha se pritet të vendi të përballet me masa të tjera shtrënguese me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Ajo bëri thirrje për kufizime të reja në lëvizje për njerëzit që jetojnë në zona me shkallë veçanërisht të lartë të infeksionit.

Vendimi erdhi në një kohë kur rastet e reja të koronavirusit dhe vdekjet po rriten në nivele të larta.

Nën rregulla edhe më të rrepta, njerëzit në zonat që konsiderohen si pika të nxehta të virusit nuk do të lejohen të udhëtojnë mbi 15 km nga shtëpitë e tyre pa një arsye të rëndësishme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjermania nisi një izolim të pjesshme mbarëkombëtare më 2 nëntor, duke mbyllur restorante, bare, ambiente kulturore dhe sportive.