Një fitore e bukur për ti dhënë skuadrës qetësi dhe siguri për vazhdimesine në Europian.

Gjermania mundi 4 me 2 Portugaline dhe mori tre piket e para duke shtuar shanset për kualifikim.

Festival golash në Mynih, me luzitanët që në momentin e tyre më të vështire me nje kundersulm perfekt shenuan me Ronaldon.

Mirepo Gjermania është në mbremjen e vet më të mire dhe permbys shume shpejt gjithcka ndonese me dy autogola te Ruben Diaz dhe Guerrero.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Starti i pjeses së dyte ishte i furishem per vendasit që shënuan serish dy here te tjera me ane të Havertz dhe Gosens.

Goli i Diogo Jotes sherben vetem per statistike pasi Gjermania nuk e rrezikoi me fitoren e bukur dhe të merituar, duke treguar se humbja kundër Francës është tashmë një çështje e hedhur pas krahëve.

Tanime “Panzerat” duhet të fitojnë kunder Hungarise në duelin e fundit ndersa Portugalia ka nje mision të veshtirë me Francën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";