Ministri i ri i shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach, ka paralajmëruar se vendit po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit.

Lauterbach tha se Gjermania planifikonte të merrte vetëm 1.2 milion doza të vaksinës BioNTech/Pfizer për t’i shpërndarë në qendrat e vaksinimit.

“Por kjo është shumë më pak se çfarë vendi ka nevojë çdo javë”, tha ai, duke shtuar se  Gjermania po mbaron fuçinë e saj të rezervave.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi fushata e vaksinimit në vend, ka rritur ritmin, me një numër rekord prej 1.5 milion dozash të administruara të mërkurën, duke e çuar deri në 70% numrin e personave që janë vaksinuar plotësisht dhe në 28%  të personave që kanë marrë dozën përforcuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht varianti Delta përbën rreth 90% të rasteve  në Gjermani. Megjithatë, varianti Omicron pritet të bëhet varianti dominues muajin e ardhshëm.