Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar përkohësisht procesin e miratimit të gazjesllësit rus “Rrjedha Veriore 2”.

Përmes këtij gazsjellësi Rusia synon ta furnizojë Gjermaninë me gaz natyror.

Agjencia Federale e Rrjetit (Bundesnetzagentur), njoftoi më 16 nëntor se ka pezulluar procedurën e certifikimit për gazsjellësin, punimet e së cilit kanë përfunduar gjatë periudhës së fundit.

Rregullatori gjerman arriti në përfundimin se “do të ishte e mundur të certifikohej një operator i gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vetëm nëse ai është i organizuar sipas ligjit gjerman”.
Sipas agjencisë një degë e krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një “operator i pavarur transmetimi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi i rregullatorit ndodhë pasi Evropa po përballet me rritjen e çmimit të energjisë. Një të tretën e furnizimeve me gaz Evropa e ka nga Rusia.

Tubacioni rus do të dyfishojë furnizimet me gaz rus në Gjermani.

Autoritetet gjermane kanë thënë se tubacioni është i nevojshëm për ta ndihmuar vendin të shmang qymyrin dhe energjinë bërthamore.

Gjermania është ekonomia më e madhe evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, kritikët thonë se gazsjellësi do të rrisë varësinë energjetike të BE-së nga Rusia, ndërkohë që do t’i mundësojë Moskës të shmang Ukrainën, duke i pamundësuar këtij vendit të përfitojë miliarda dollarë në vit tarifa tranziti./R.E.L