Gjermania paralajmëron Rusinë për integritetin e Ukrainës: Po ju ndjekim me vëmendje, çdo shkelje do ketë çmim të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania paralajmëron Rusinë për integritetin e Ukrainës: Po ju ndjekim me vëmendje, çdo shkelje do ketë çmim të lartë

“Çdo shkeljeje e integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia do të kishte çmim të lartë”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sot para deputetëve.

“Po e shikojmë me shqetësim të madh gjendjen e sigurisë në kufirin mes Rusisë e Ukrainës”, deklaroi në Bundestag shefi i qeverisë gjermane.

“Çfarëdo shkeljeje e integritetit territorial do të ketë një çmim të lartë dhe ne do të flasim me një zë këtu me partnerët tanë evropianë dhe aleatët tanë transatlantikë”, tha ai, duke shtuar se ende dëshiron dialog me Rusinë.

Për pasoja serioze në rast të agresionit ndaj Ukrainës, Rusinë e kanë paralajmëruar edhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe e Bashkimi Evropian.

Advertisement

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian është i gatshëm që t’i shtojë sanksionet dhe të marrë masa të pashembullta kundër Rusisë, nëse ky vend shfaq agresion të mëtejmë ndaj Ukrainës.

Në anën tjetër, Moska ka mohuar se ka plane për pushtimin e Ukrainës dhe e ka akuzuar shtetin fqinj për sjellje provokuese, pavarësisht raportimeve për dhjetëra mijëra trupa ruse afër kufirit ukrainas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy