
Gjermania raportoi 2.034 raste të reja me koronavirus këtë të shtunë. Kjo është rritja më e lartë ditore e infeksioneve që nga 26 prilli, sipas Institutit Robert Koch.
Gjermania përjetoi kulmin e saj në infeksionet e reja të përditshme nga fundi i marsit deri në fillim të prillit, me më shumë se 6.000 raste të raportuara brenda një dite.
Advertisement
Që atëherë, numri i ri i rasteve ditore pati rënë ndjeshëm, derisa filluan të rriteshin përsëri në fund të korrikut.
The post Gjermania numëron mbi dy mijë të sëmurë të tjerë me COVID-19 appeared first on Vizion Plus.