Nga e mërkura e 16 dhjetorit në Gjermani hyjnë fuqi masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit. Kancelarja Angela Merkel urdhëroi mbylljen e shkollave, qendrave të kujdesit ditor dhe bizneseve që nuk cilësohen të rëndësishme në shërbimet ndaj qytetarëve. Vendimi i kancelares gjermane erdhi pas një takimi me drejtuesit e 16 landeve në vend, që vlerësuan se ka një nevojë urgjente për të ndërmarrë veprime ndaj rritjes së numrit të të infektuarëve dhe jetëve të humbura.
ANGELA MERKEL
KANCELARJA E GJERMANISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Masat që filluam më 2 Nëntor nuk kanë qenë të mjaftueshme. Sistemi shëndetësor është nën një tension të rëndë dhe qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të shmangim një mbingarkesë të sistemit të kujdesit shëndetësor. Qëllimi i masave të reja është ulja e shkallës së infeksionit në mënyrë që autoritetet të mund të kryejnë edhe një herë gjurmimin e kontaktit . Një normë e pranueshme infeksioni do të ishte 50 raste për 100 mijë banorë.
Masat e reja shtrënguese do të jenë në fuqi deri më 10 janar. Kancelarja gjermane nuk përjashton mundësinë që ato të vazhdojnë përtej kësaj date, nëse situata për shkak të pandemisë nuk do të përmirësohet. Me rregullat e reja nuk do të lejohet pirja e alkoolit në vende publike, shitja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë natës së vitit të ri dhe grumbullimin i më shumë se katër personave në moshë madhore për drekën e Krishtlindjes.
Të dhënat e raportuara nga Instituti i Sëmundjeve Infektive në Gjermani flasin për një numër mbi 20 mijë të infektuarish dhe 300 viktima në ditë. Mjekët paralajmërojnë se vetëm pesë deri në 10 për qind e shtretërve të terapisë intensive janë në dispozicion të pacientëve në disa rajone të vendit. Prej gjashtë javësh restorantet, baret dhe mjedise të tjera që grumbullojnë njerëz qëndrojnë të mbyllura në Gjermani. Të vetmet që ofrojnë shërbim janë dyqanet e ushqimeve dhe bankat.