Gjermania kërkon nga BE miratimin e shpejtë të vaksinës ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania kërkon nga BE miratimin e shpejtë të vaksinës ruse

Disa zyrtarë gjermanë i kërkuan Bashkimin Evropian që të shpejtojë shqyrtimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë dhe të sigurojë që ajo të mund të përhapet me efikasitet në të gjithë bllokun pasi të miratohet.

“Është e rëndësishme të përshpejtohen procedurat e miratimit, veçanërisht në rastin e Sputnik”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se studimet evropiane të vaksinës ruse deri më tani kishin treguar se ajo ishte “shumë e sigurt” dhe “në disa raste më e mirë se vaksinat që janë miratuar tashmë”.

“Ne duhet ta aprovojmë atë shpejt dhe me efikasitet, të mos zhytemi në detajet klasike, burokratike,” tha ai.

Advertisement

Kryetari i Berlinit Michael Mueller gjithashtu tha se Evropa ka nevojë për të gjitha vaksinat që mund të marrë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) filloi testimin e Sputnik V në fillim të marsit për ta miratuar atë, por disa vende të BE-së tashmë kanë filluar ta përdorin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy