Nga nesër qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.
Qeveria gjermane do ta largojë Kosovën nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me COVID-19.
Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 tetor.
Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me koronavirus.
Advertisement