Gjermania do të zgjasë masat kufizuese  per parandalimin e përhapjes së koronavirusit, deri me date 10 janar. Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve morën këtë vendim pasi sipas tyre  numri i te infektuarve ditorë dhe viktimave eshte ende shum i larte.

 

 “Parimisht gjendja mbetet siç është tani.  Më 4 janar se bashku me kryeministrat e landeve do të konsultohemi sërish, për të gjykuar mbi hapat e mëtejshëm. Qëllimi i këtyre masave është, që të ulet numri it ë infektuarve ditore nën 50 për 100.000 banorë, në përgjithësi jemi ende larg kësaj norme”, tha Merkel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, kancelarja gjermane siguroi se vaksinimi kunder Covid-19 mund të fillojë nga fundi i dhjetorit.

 

“Federata dhe landet duan të përgatiten për fillimin e shpejtë të vaksinave ndaj koronavirusit. Licencimet e para të vaksinave në BE mund të fillojnë në fund të dhjetorit. Ndaj është e rëndësishme, që përgatitjet të vazhdojnë në shkallë të gjerë. Në lande po bëhen pëpjekje të mëdha për krijimin e qendrave përkatëse të vaksinimit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të detyruar nga situata e krijuar nga pandemia, edhe Greqia ka njoftuar se masat shtrënguese mund të zgjaten përtej datës 7 dhjetor.

 

Sipas autoriteteve greke, kufizimet do te fillojne te lehtesohen vetem kur numri i të sheruarve do te jete me i larte se sa numri i te shtruarve ne qendrat shendetesore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";