Berlin-i ka miratuar një dërgesë prej 2 mijë e 700 raketash të epokës sovjetike “Strela” në Ukrainë.
Kjo, sipas burimeve qeveritare të cituara nga agjencitë e lajmeve.
Armët do të dilnin prej depove – dikur të mbikëqyrura nga Gjermania Lindore – e cila u ribashkua me Gjermaninë Perëndimore pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.
Gjatë fundjavës, qeveria gjermane vendosi të furnizojë Ukrainën me 500 raketa Stinger tokë-ajër të prodhimit amerikan dhe 1 mijë armë antitank.
Advertisement
Një burim i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se raketat ishin “gati për t’u transportuar”, por Këshilli Federal i Sigurimit ende nuk e ka miratuar masën.