Duke nisur nga viti 2021, në Gjermani do të jetë e detyrueshme të shëtësisësh qenin dy herë në ditë. Kjo nismë u prezatua nga ministrja e Bujqësisë, Julia Klöckner.
“Ata duhet të jenë jashtë për të paktën një orë dhe nuk mund të lihen vetëm në shtëpi për tërë ditën. Ata kanë nevojat e tyre, të cilat duhet të merren në konsideratë.”
Rregullorja e re, e cila së shpejti do të paraqitet në Bundestag dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2021 kërkon që pronarët të nxjerrin qentë jashtë për të paktën një orë çdo ditë. Për më tepër, kafshët nuk duhet të lihen vetëm në shtëpi gjatë gjithë ditës dhe duhet të ketë një person përgjegjës për t’u kujdesur për to.
Sipas ministres, ligji është frymëzuar nga zbulimet e reja shkencore që tregojnë se qenve u duhet një numër i mjaftueshëm aktivitetesh dhe të jenë në kontakt me natyrën çdo ditë. Gjithashtu, të lidhësh një qen më zinxhir për një periudhë të gjatë është e ndaluar.
Sipas ministres, ligji është i domosdoshëm sepse ekzistojnë prova që të paktën 9.4 milion qen në pronësi në Gjermani nuk po marrin stimujt e nevojshëm.
Por jo të gjithë brenda CDU-së, partia e Klöckner, e konsiderojnë masën e përshtatshme dhe me të vërtetë ka nga ata që e konsiderojnë madje qesharake.
The post Gjermania bën me detyrim shëtitjen e qenve dy herë në ditë appeared first on Vizion Plus.