Gjermania bën gati mbylljen e butë, mbeten hapur vetëm azilet dhe shkollat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania bën gati mbylljen e butë, mbeten hapur vetëm azilet dhe shkollat

Gjermania ka regjistruar gati 15,000 raste të reja të Covid-19 gjate diteve të fundit.

Pamja e shifrave të fundit është më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të raportuara nga Robert Koch-Institut, 14,964 infeksione dhe 85 vdekje janë konfirmuar në vend në 24 orët e fundit, për një numër total prej 449,275 rastesh dhe 10,098 viktima.gjermania

Këto të dhëna po e cojnë kancelaren Merkel gjithnjë e më shumë drejt një izolimi të butë .

Advertisement

Masat mund të hyjnë në fuqi që nga 4 nëntori dhe do të jenë të vlefshme për të gjithë muajin.

Vendimi do të merret këtë të mërkurë pas takimit të Merkel me guvernatoret e landeve.

Gazeta Bild bën të ditur se kancelarja pritet të vendose mbylljen e mundshme të bareve, restoranteve, qëndra sportive, teatre, kinemave etj.

Ndërkohë do të vazhdojë të mbeten hapur azilet dhe shkollat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy