Gjermania bëhet me Kancelar të ri pas 16 vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania bëhet me Kancelar të ri pas 16 vitesh

Për herë të parë pas 16 vitesh, Gjermania do të ketë një qeveri të qendrës së majtë dhe një Kancelar të ri. Olaf Scholz, kandidati Social-Demokrat, do të ketë më në fund zyrtarisht mundësinë të drejtojë vendin pas Angela Merkel, pas arritjes së marrëveshjes me partitë e tjera të koalicionit, që ishte i domosdoshëm për krijimin e qeverisë së re.

Diskutimet me Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë kanë përfunduar dhe parashikohet që Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm. Sipas “Bild” në negociatat që zgjatën për gati një muaj, morën pjesë rreth 300 politikanë.

Scholz do të marrë më në fund drejtimin e vetëm të qeverisë gjermane, pasi për 3 nga 4 mandatet e Merkel, ishte në koalicion me të. Ai do të përballet me krizën e koronavirusit, pasi Gjermania po regjistron rritje të rasteve çdo ditë e më shumë, por edhe kriza të tjera rajonale e globale, si ajo me emigrantët në Bjellorusi dhe konflikti mes Ukrainës e Rusisë.

Gjithashtu, Scholz do të duhet të tregojë se mund të administrojë agjendat e aleatëve në qeveri, sidomos të Demokratëve të Lirë, kryetari i të cilëve, Chrisitan Lindner, është një konservator fiskal i cili është shprehur gjithmonë kundër rritjes së taksave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy