Gjermania akuzon Rusinë se po vendosë paqen në rrezik me diplomaci të Luftës së Ftohtë. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, ngriti shqetësime serioze për përqendrimin e mbi 100 mijë ushtarëve rusë pranë kufijve të Ukrainës dhe I bëri thirrje Moskës që të ndërmarrë hapa seriozë në shtensionimin e situatës.

“Rusia po sfidon principet themelore dhe rendin paqësor Europian me vendosjen e paprecedentë të trupave dhe kërkesat e Luftës së Ftohtë”, thotë ajo në një deklaratë përpara nisjes së Konferencës së Mynihut për Siguri.

Baerbock kërkoi që diplomacia të vijojë punën për zgjidhje të krizës me dialog pasi “hapat e vegjël drejt paqes janë më të mire se sa hapat e mëdhenj drejt luftës”.

Ndërkohë, liderët botërorë dhe përfaqësues shtetesh do të mblidhen sot në Mynih të Gjermanisë për konferencën e përvitshme të Sigurisë. Por, për herë të parë që prej vitit 1999, Rusia nuk do të marrë pjesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";