Autoritetet shëndetësore në Gjermania shprehen se një ose disa vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fillimi të vitit 2021.
“Të dhënat aktuale sugjerojnë që një ose disa vaksina ndaj COVID-19 pritet të certifikohen, dhe sasitë e para të prodhimit do të fillojnë të dorëzohen në fillim të vitit 2021, ose gjatë vitit të ardhshëm”, njofton qendra gjermane për parandalimin e sëmundjeve.
Megjithatë, institute gjithashtu paralajmëron se mund të ketë mungesë të vaksinave të reja kundër virusit.
“Fillimisht mund të mos ketë vaksina të mjaftueshme në dispozicion për të gjithë popullatën, e për pasojë duhet të identifikohen rastet me prioritet.”
Advertisement
The post Gjermani/ “Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë në fillim të 2021” appeared first on Vizion Plus.