Nga 2 nëntori, Gjermania do të vendosë kufizime masive për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Aktivitetet që i shërbejnë argëtimit dhe kohës së lirë do të ndalohen. Teatrot, operat dhe sallat e koncerteve do të mbyllen deri në fund të muajit. Ndërkohë sportet do të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.
Ndërsa, qëndrimi i përbashkët në publik iulejohet vetëm anëtarëve të familjes me maksimumi dhjetë persona.
“Qëllimi është të ndërpritet sa më shpejt infeksioni, kështu që nuk ka nevojë për kufizime të gjera në kontaktet personale dhe aktivitetin ekonomik gjatë periudhës së Krishtlindjes,” tha ajo.
Advertisement