Gjenerali amerikan: SHBA mund të bashkëpunojë me talebanët për sulme ndaj ISIS

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjenerali amerikan: SHBA mund të bashkëpunojë me talebanët për sulme ndaj ISIS

Kreu i Shtatmadhorisë Amerikane, gjenerali Mark Milley, deklaroi se ekzistojnë mundësitë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me talebanët për çdo sulm të ardhshëm kundër terrorizmit në Afganistan, kundër militantëve të Shtetit Islamik apo grupeve të tjera.

“Talebanët janë një grup “i pamëshirshëm” dhe “mbetet për t’u parë nëse ata do të ndryshojnë. Në luftë bëhet ajo që duhet për të zvogëluar rrezikun dhe jo domosdoshmërisht ajo që do të dëshironim të bënim”, tha gjeneral Milley dy ditë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani.

Biden ka ngarkuar sekretarin e Shtetit Antony Blinken të bashkërendojë përpjekjet me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që talebanët të mbajnë premtimin e tyre për largimin e sigurt të amerikanëve dhe atyre që duan të largohen nga vendi në ditët në vazhdim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy