Gjenerali amerikan jep dorëheqjen nga komanda në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjenerali amerikan jep dorëheqjen nga komanda në Afganistan

Gjenerali amerikan që drejton luftën në Afganistan, Austin Miller dha dorëhiqjen nga komanda të hënën, në një akt simbolik të përfundimit të konfliktit më të gjatë në të cilin janë përfshirë Shtetet e Bashkuara. Lajmi u njoftua nga zyrtarë amerikanë dhe vjen në një kohë kur kryengritësit talebanë po fitojnë terren në këtë vend.

Ceremonia në Kabul i papaprin fundit zyrtar të misionit ushtarak amerikan atje parashikuar të ndodhë më 31 gusht, një datë e caktuar nga Presidenti Joe Biden ndërsa ai kërkon të nxjerrë SHBA-në nga një luftë prej dy dekadash.

Ndërsa kjo sjell në një farë kuptimi mbylljen e një kapitulli për forcat amerikane që kanë shërbyer në Afganistan në vite, mbetet i paqartë fati i qeverisë afgane të mbështetur nga perëndimi, ndërsa forcat talebane po vazhdojnë operacionet e tyre dhe sot kontrollojnë më shumë territor se sa çdo herë tjetër që nga fillimi i konfliktit.

Gjenerali amerikan Kenneth McKenzie, Komanda Qendrore e të cilit me bazë në Florida mbikëqyr forcat amerikane në ato që njihen si rajone të nxehta përfshirë Afganistanin, Irakun dhe Sirinë, u nis drejt Kabulit për të nënvizuar ndihmën e SHBA-së në të ardhmen për forcat afgane të sigurisë.

Advertisement

“Pa dyshim do të jetë shumë ndryshe nga sa ishte në të kaluarën dhe unë nuk do ta minimizoj këtë gjë”, u tha gjeerali McKenzie disa gazetarëve. “Por ne do t’i mbështesim ata”, shtoi ai.

Por sipas tij Talebanët, duket se po kërkojnë “një zgjidhje ushtarake” për një luftë që Shtetet e Bashkuara janë përpjekur me sukses ta përfundojnë me një marrëveshje paqeje mes Talebanëve dhe qeverisë së Presidentit afgan Ashraf Ghani.

Ai paralajmëroi se kryeqytetet e provincave ndodhen në rrezik, por vuri në dukje se forcat afgane të sigurisë të mbështetura nga SHBA “janë të vendosura të luftojnë me vendosmëri për t’i mbrojtur ato”.

Pas largimit të gjeneralit Miller, përgjegjësia për të autorizuar sulmet ajrore kundër Talebanëve deri më 31 gusht do të jetë e gjeneralit McKenzie.

Advertisement

Pas 31 gushtit, gjenerali mcKenzie thotë tha se misioni i tij do të përqëndrohet tek operacionet kundër terrorizmit, kundër al Kaedës dhe Shtetit Islamik.

Rrjeti i zbulimit

Mbledhja e informacioneve të mjaftueshme të zbulimit në terren për të parandaluar një sulm tjetër si ai i 11 shtatorit 2001 mund të bëhet gjithnjë e më sfiduese, pasi rrjeti amerikan i zbulimit po dobësohet me tërheqjen e trupave amerikane dhe humbjen e territorit nga trupat afgane.

Ligjvënësja demokrate Elissa Slotkin, një ish-zyrtare e lartë e Pentagonit, tha se shumë ligjvënës po kërkojnë ende përgjigje nga administrate Biden rreth asaj se si Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të zbulojnë një komplot të ardhshëm të al Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.

Advertisement

Zyrtarët amerikanë nuk besojnë se mund të mbështeten tek Talebanët për të parandaluar ndonjë komplot të al Kaedës ndaj Shteteve të Bashkuara nga toka afgane.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të muajit janar në Afganistan kishte ende afro 500 luftëtarë të al Kaedës dhe se Talebanët po mbanin një marrëdhënie të ngushtë me grupin ekstremist islamik./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy