Gjendet pas 100 vjetësh piktura e Gustav Klimt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendet pas 100 vjetësh piktura e Gustav Klimt

Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që është besuar se ka humbur që 100 vjet, është gjetur në Vjenë.

Portreti i Fraulein Lieserit, dikur ka qenë në pronësi të një familjeje hebreje në Austri, dhe është parë për herë të fundit në publik, më 1925.

Fati i saj më pas ka qenë i paqartë, mirëpo familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën prej viteve ’60.

Shtëpia e ankandeve im Kinsky, ka thënë se vlera e pikturës është mbi 54 milionë dollarë.

Advertisement

“Një pikturë kaq e rrallë, me rëndësi të madhe artistike, nuk ka është gjetur në tregun e artit në Evropën Qendrore për dekada”, ka thënë im Kinsky, përmes një deklarate.

Portreti do të vendoset në ankand më 24 prill, në emër të pronarëve, dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser.

Diçka e tillë është e bazuar në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthim të artit të plaçkitur prej nazistëve, te pasardhësit e njerëzve prej të cilëve janë marrë veprat.

Para ankandit, pikturat do të prezantohen në disa lokacione ndërkombëtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun.

Advertisement

Portreti ka qenë dikur pronë e familjes Lieser, atëbotë industrialistë të pasur hebrenj në Vjenë.

Një avokat u kanë thënë mediave austriake se deri në tani nuk janë gjetur dëshmi që kjo vepër është plaçkitur, apo vjedhur, para apo gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Veprat e Klimtit janë shitur për shuma të mëdha parash në të kaluarën.

Vepra tjetër e tij, Gruaja me Flladitëse, është shitur për 85.3 milionë dollarë në qershor, duke e bërë atë veprën më të vlefshme të artit që është shitur në ndonjë ankand në Evropë. /REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy