Kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut, Park Won-soon u gjet i pajetë këtë të enjte nga policia disa orë pasi u shpall i zhdukur.
Ishte vajza e tij ajo që ngriti alarmin, pasi babai i saj kishte lënë një mesazh të dyshimtë pak para se të dilte nga shtëpia, ndërkohë që nuk po mundej dot të kontaktonte me të.
Trupi i tij u gjet në malin Bugak në veri të Seul, afër vendit ku u regjistrua për herë të fundit sinjali i tij i telefonit, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 64-vjeçarit. Ndërkohë, ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.
Një punonjëse e kishte akuzuar Park për abuzim seksual, por ende nuk është konfirmuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Gjendet i vdekur kryebashkiaku i Seulit, ishte shpallur i humbur appeared first on Vizion Plus.