Të paktën 14 emigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Tunizisë në 24 orët e fundit. Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile i vendit afrikan, ndërsa numri i viktimave në përpjekje për të mbërritur në Europë ka arritur në 200, vetëm në javët e fundit.

Tunizia konsiderohet tani vendi më i rëndësishëm tranzit për emigrantët që shkojnë në Itali.

 

Një numër në rritje i emigrantëve nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane po kërkojnë të largohen nga Tunizia pasi sulmet raciste kundër tyre janë shumëfishuar pasi presidenti Kais Sayed i akuzoi ata për “importim” të dhunës dhe krimit në vendin e tij, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i vitit, 45 mijë emigrantë kanë kaluar në Mesdhe drejt Italisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, e cila nënvizon se ky numër në periudhën korresponduese të vitit të kaluar ka shkuar në 12 mijë .