Gjenden trupat e pajetë të 6 pengjeve izraelite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjenden trupat e pajetë të 6 pengjeve izraelite

Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.

IDF i identifikoi pengjet si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino. Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se forcat izraelite të arrinin tek ata”.

Pas konfirmimit të vdekjes së Goldberg-Polin – një qytetar amerikan -, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte “i shkatërruar dhe i indinjuar” nga lajmi. Në një deklaratë të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat ishin kthyer në territorin izraelit. Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor dhe u vranë nga organizata terroriste Hamas në Rripin e Gazës.

“Ata u rrëmbyen të gjallë në mëngjesin e 7 tetorit nga grupi terrorist Hamas. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah, në një tunel, rreth një kilometër larg tunelit nga i cili shpëtuam Farhan al-Qadi disa ditë më parë”, tha Haggari. Në deklaratë shtohet se familjet e tyre tashmë janë njoftuar.

Advertisement

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 40,530 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

SHBA, Egjipti dhe Katari po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje armëpushimi që do të lironte 97 pengjet e Hamasit që ende mbahen, duke përfshirë të paktën 27 të supozuar të vdekur, në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy