Giorgia Meloni bëhet virale, mbulohet me xhaketë pas kërkesës së kreut të ambientalistëve në Parlament

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Giorgia Meloni bëhet virale, mbulohet me xhaketë pas kërkesës së kreut të ambientalistëve në Parlament

Është bërë virale orët e fundit një foto e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila fsheh fytyrën në xhaketën e saj, teksa po zhvillohet një debat në Parlamentin e Romës.

Fotoja është postuar nga të gjitha mediat italiane dhe gjithashtu nga Wall Street Journal, në faqen e saj të parë.

E gjithë ngjarja lidhet me një fjalim të kryeministres italiane në Parlament.

Gjatë një dialogu të shkurtër, kreu i ambientalistëve italianë Angelo Bonelli i tha Melonit “të mos e shikojë me një vështrim që shkakton shqetësim të madh”.

Kryeministrja e vendit ka reaguar me një lëvizje spektakolare.

Fillimisht ka hapur krahët gjerësisht dhe më pas u “fsheh” menjëherë brenda xhaketës. Skena është kapur nga kameramanët dhe fotografët.

Vetë Georgia Meloni, duke komentuar ngjarjen e pazakontë nëpërmjet internetit, nënvizoi: “Vë re se shumë deputetë të opozitës reaguan me habi sepse unë iu përgjigja me ironi, duke mbuluar fytyrën, deklaratës së kreut të ambientalistëve për të mos shkaktuar stres për kolegun”.

Advertisement

Meloni megjithatë i kërkoi falje kolegut të saj dhe kujtdo tjetër që mund të ketë ndjerë ndonjë shqetësim./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy