Georgia vendos rinumërimin e votave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Georgia vendos rinumërimin e votave

Në një kohë kur procesi numerimit po shkon drejt fundit, Georgia ka vendosur rinumerimin e votave. Këtë vendim e ka bere të ditur sekretari i ketij shtetit Brad rafensberger duke garantuar se do të ketë transparencë të plotë.

 

BRAD RAFFENSPERGER

SEKRETARI I SHTETIT I GEORGIAS

Advertisement

Tani për tani Xhorxhia është drejt përfundimit, pasi kanë mbetur rreth 4000 vota pa numëruar. Por duke marrë parasysh që diferenca mes dy kandidatëve është shumë e vogël, Xhorxhia ka vendosur rinumërimin e votave. Ndërsa do të ketë një transparencë të plotë në procesin e rinumërimit.

 

Ish-nënpresidenti Joe Biden kryesonte në Georgia me rreth 1600 vota. Ndërkohë rezultatet e deri tanishme  në Pensilvani edhe në Nevada  kanë treguar se Biden ka avancuar duke thelluar diferencën. Ndërsa Donald Trump kryeson në Karolinën e Veriut me rreth 80 mije vota dhe në Alaska me rreth 100 mijë vota.

 

Advertisement

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shpërthyer në akuza ndaj gjykatave të shteteve të cilat i ka akuzuar për shkelje të kushtetutës ndërsa ka paralajmëruar se beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Lartë.

 

“Gjykatat e shtetit, shkelën në mënyrë flagrante Kushtetutën e Sh.B.A.  Gjykatës së larte i është dhënë fuqia për te vendosur këto rregulla. Shpresojmë që kjo të korrigjohet në Gjykatën e larte të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, këto votime të vona pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti ka thënë. Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme,ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh.

 

Advertisement

Ndërkohë pak orë më parë Trump deklaroi se fitorja bazuar në votat e ligjshme i takon republikanëve, duke theksuar se integriteti i zgjedhjeve është cënuar.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

Advertisement

“Nëse numëroni votat e ligjshme ne kemi fituar me lehtësi, nëse numëroni ato të paligjshmet atëherë flasim për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”.

 

 

Nga ana tjetër, kundërshtari demokrat, Joe Biden ka bëre thirrje për durim, qetësi dhe për numërimin e çdo vote.

Advertisement

 

JOE BIDEN ISH ZV/PRESIDENT I SHBA

“Është vullneti i qytetarëve ai që duhet të shpallë presidentin e SHBA, prandaj çdo votë duhet të numërohet. Kështu duhet të jetë. Demokracia nganjëherë është e ngatërruar, nganjëherë ajo kërkon durim. Por ky durim është shpërblyer për 200 vjet. Ky sistem i qeverisjes ka qenë zilia e botës”.

 

Advertisement

Megjithë pandeminë, paditë ligjore dhe retorikën e fortë politike, vëzhguesit e huaj të zgjedhjeve kane dalë me konkluzionin se nuk ka patur probleme sistematike apo manipulime nga asnjëra parti gjatë procesit të votimit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy