E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetarja e njohur Menada Zaimi, në një lidhje direkte nga SHBA përmes Skype ka raportuar se cilat mund të jenë zonat që Trump mund të ankimojë për manipulim rezultatesh.

Menada Zaimi: Të paktën do të ankimojë Vinskonsin, Miçigani është gjithashtu një nga zonat  e mundshme gjithashtu, si edhe Pensilvania, sepse këto kanë qenë edhe shtetet ku siç u fol edhe më herët, ato të cilat do të ishin vendimtare, ku palët pretendonin secila që të fitonin. Trump që të ruante avantazhin e vitit 2016, ndërsa Biden synonte ta mposhte presidentin. Dhe siç thashë, Biden nga Vinskonsi ai ka fituar me të njëjtin marzh që ka fituar Trump në 2016-ën, dh sipas parashikimeve të tij, do të fitojë akoma më shumë.