Një gazetare nga Rusia, Irina Slavina ka ndërruar jetë, pasi i vuri flakën vetes përpara një zyre të Ministrisë së Brendshme. Para se të ndërrmerte këtë akt, ajo shkruante në “Facebook” që të fajësojnë Federatën Ruse për vdekjen time.
Slavina u shpreh të enjten se policia kishte kontrolluar banesën e saj, duke i kërkuar materiale në lidhje me grupin pro-demokracisë “Rusia e Hapur”.
Në kërkim të provave që dëshmonin lidhjen e pretenduar të gazetares me një grup opozitar, asaj i sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisje tjera.
Ajo ishte drejtonte webfaqen Koza.Press dhe ishte gjobitur disa herë për artikujt e saj.
Advertisement
The post Gazetarja ruse i vë flakën vetes para Ministrisë së Brendshme appeared first on Vizion Plus.