Një grup gazetarësh të pavarur rusë dhe figura publike u kanë bërë thirrje autoriteteve që ta lirojnë reporterin amerikan, Evan Gershkovich, i cili u arrestua javën e kaluar në Rusi me akuza për spiunazh – që shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

 

Në një letër të botuar më 4 prill nga kanali i pavarur televiziv, Dozhd, me qendër në Letoni, gazetarët rusë thanë se akuzat për spiunazh të ngritu ra kundër Gershkovich nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – janë të pabaza dhe nuk duhet besuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi që dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar. Ai ishte duke raportuar për qëndrimin e rusëve ndaj luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe ndaj grupit mercenar, Wagner.

 

FSB-ja pretendoi se kishte ndaluar “aktivitetet e paligjshme” dhe se gazetari ishte arrestuar “duke vepruar sipas udhëzimeve të SHBA-së”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

32-vjeçari Gershkovich, i cili është shtetas i SHBA-së, mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

 

Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Letra thotë gjithashtu se nuk duhet besuar asnjë nga pretendimet e auriteteve ruse.

Dje, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, telefonoi homologun e tij rus, Sergei Lavrov, dhe i kërkoi lirimin e gazetarit amerikan.

 

Lirimin e tij e ka kërkuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden./REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";