Situata në Gaza, tashmë e izoluar plotësisht me rreth 2.2 milionë palestinezë brenda saj, po i afrohet katastrofës nga ora në orë.

 

Mbi 263 mijë palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prej nisjes së konfliktit të shtunën, shifër kjo që pritet të rritet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesa më e madhe e tyre po kërkojnë strehim në ambjentet e Kombeve të bashkuara ndërsa bëhet me dije se kjo është zhvendosja më e madhe e palestinezëve brenda vendit në 10 vitet e fundit.

 

Sfida më e madhe mbetet furnizimi me ujë, ushqime dhe energji elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet e Gazës kanë ngritur alarmin se rezervat e energjisë elektrike dhe karburantit të cilat do të mbarojnë së shpejti po kërcënojnë të cojnë në errësirë totale të gjithë Gazën duke pamundësuar shërbimet bazë që varen nga energjia.

 

Ndërsa agjencia e OKB tha se ka ujë dhe ushqime vetëm për 12 ditë, nje sasi për të furnizuar rreth 200 mijë persona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situata mbetet problematike edhe për shkak të rrugëve të bllokuara dhe linjave telefonike si dhe objekteve spitalore të prekura nga bombardimet.

 

Prej dy ditësh, autoritetet në Ggaza kanë bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare por një kërkesë e tillë është refuzuar nga Izraeli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";