
Numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit ndërsa dy kandidatët, Donald Trump dhe Joe Biden, ndodhen në një garë të fortë ne disa shtete. Procesi është ende duke u zhvilluar në Georgia, Wisconsin, Pennsilvania, Michigan, Carolina e Veriut dhe Nevada.
Të gjithë i kanë sytë tek këto vende ku diferenca mes kandidatëve është e vogël.
Deri më tani, Trump është në avantazh në Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Georgia. Nga ana tjetër, kundërshtari i tij, Joe Biden kryeson në Wisconsin, Nevada dhe Michigan.
Pak orë pasi foli për fitoren nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump, shkroi në rrjetet sociale se votat e tij po zhduken.
“Natën e kaluar unë po kryesoja, shpesh dhe në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore. Pastaj, një nga një, ato filluan të zhdukeshin si me magji ndërsa numëroheshin votat e hedhura në kuti. SHUMË E ÇUDITSHME, dhe “sondazhet” e kuptuan plotësisht dhe historikisht në mënyrë të gabuar!”
Ndërkohë, rivali i tij demokrat Joe Biden është shprehur se duhet të bëhet durim deri sa të dalin rezultatet përfundimtare.
Fituesi i garës presidenciale përcaktohet nga rezultati në secilin 50 shtetevem duke u bazuar tek vota elektorale. Ndërkohë, numërimi i votave me postë pritet të vonojë disa ditë rezultatin zyrtar përfundimtar.