Anders Aslund, një ekonomist suedez, pedagog në Universitetin prestigjioz amerikan të Georgetown-it dhe autor i librit “Russian Crown-Capitalism”, postoi në Twitter një mesazh që mori nga të njohurit në Rusi.

“Një i njohur nga Rusia më dërgoi një mesazh: ‘Ne thjesht presim mesazhin se Putini ka vdekur’”, shkroi Aslund në Twitter.

Më herët në njoftimin e tij, Aslund e quajti Putinin një “diktator bishë” që nuk e kuptonte fare pozicionin historik të popullit ukrainas.

“A e dini kush ishin ushtarët më të mirë sovjetikë? Epo, ukrainasit! Putin do të ishte më mirë të mësonte historinë reale,” tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi gjithashtu se “bota e lirë qëndron pranë Ukrainës”:

“Putini e ka izoluar Rusinë me barbarinë e tij. Ngjarjet në Kiev do të jenë vendimtare. Nëse Putini nuk fiton atje, ai do të humbasë gjithçka. Besoj se do të humbasë gjithçka, dhe e meriton,” shkroi ai.