Putini është më i rrezikshëm se kurrë dhe Gjermania mban një përgjegjësi të madhe për këtë.

Vite më parë, kreu i Kremlinit deklaroi se e konsideronte shembjen e Bashkimit Sovjetik si ‘katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit’. Ishte e qartë se çfarë donte të thoshte me këtë: ai kërkonte hakmarrje ndaj kundërshtarëve të diktaturës sovjetike. NATO-s, Perëndimit të lirë, Evropës!

Në vend që ta merrte seriozisht diktatorin, qeveria federale e la atë të shpëtonte nga çdo krim. Edhe pasi avioni MH17 u rrëzua me 300 viktima.

Këto gabime të ish-kancelares Angela Merkel dhe ministrit të saj të jashtëm, Frank-Walter Steinmeier tani po rikthehen si hakmarrje. Me pushtimin rus të Ukrainës, një gjë është e qartë; kontinenti ynë- dhe Gjermania gjithashtu- janë në rrezik më të madh se ç’kanë qenë para 30 vitesh. Sepse Putini mund ta shohë Ukrainën vetëm si një hap të ndërmjetëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithçka që ishte lënë pas dore në mënyrë kriminale duhet të ndodhë tani: banda e oligarkëve të Putinit nuk duhet lejuar më të hyjë në vend, llogaritë e tyre duhen ngrirë, pasuritë e tyre të paluajtshme duhet të konfiskohen. Nord Stream 2 duhet të varroset.

Një herë e përgjithmonë! (BILD)