Situata e tensionuar në kufirin e Ukrainës pas rritjes e pranisë së forcave ushtarake ruse ka qenë fokusi i takimit dyditor të Grupit të Shtatëshes në Liverpul. Vendet me ekonomitë më të fuqishme të botës, shprehën qëndrimin e tyre kundër çdo sulmi të mundshëm ndaj Ukrainës duke theksuar se Rusia do të ketë pasoja të mëdha ekonomike nëse vijon agresionin ushtarak.
LIZ TRUSS
AdvertisementSEKRETARJA E JASHTME BRITANIKE
“Ekonomitë më të mëdha të botës janë të bashkuara. U kemi dërguar një sinjal të fortë kundërshtarëve dhe aleatëve tanë. Kemi thënë qartazi se çdo sulm i Rusisë ndaj Ukrainës do të kishte pasoja me kosto të rënda.”
Sekretarja e Jashtme britanike paralajmëroi gjithashtu Iranin për programin bërthamor, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë avancimin e Teheranit në këtë drejtim.