Futen ndihmat e para në Gaza, por Izraeli nuk i ndal bombardimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Futen ndihmat e para në Gaza, por Izraeli nuk i ndal bombardimet

Dy javë pas nisjes së konfliktit Izrael-Hamas, kamionët e parë me ndihma humanitare kanë kaluar këtë të shtunë në pikën kufitare Rafah, nga Egjipiti për të mbërritur në Rripin e Gazës.

 

Sipas marrëveshjes që Izraeli ka pranuar, vetëm 20 kamionë do të lejohen të kalojnë sot nga gjysmë hëna e kuqe egjiptiane tek ata të Palestinës. Për ngarkesën e parë me ndihma u deshën më shumë se një javë negociata mes OKB, SHBA Izraelit dhe Egjiptit.

 

Advertisement

Në ngarkesat që u transportuan në Gaza përfshihen vetëm produkte bazë si uji ushqime dhe paisjhe mjekësore.

 

Ndërkombëtarët dhe organizatat humanitare  kanë konsideruar të pamjaftueshme ngarkesat, ndërsa qeveria izraelite ka kërkuar të shohë prova që dërgesat e ndihmave nuk janë konfiskuar ose devijuar nga Hamasi, përpara se të autorizojë dërgesat e mëtejshme.

 

Advertisement

Ndërkohë Izraeli ka vijuar bombardimet gjatë natës përgjatë rripit të Gazës. Zyrtarë të Hamasit raportojnë se janë vrarë të paktën 13 persona.

 

Sulme ka patur edhe në jug të rripit në afërsi të pikës kuftare Rafah nga ku po kalojnë ndihmat humantare duke vënë në rrezik edhe jetën e punjoësve të gjysmëhënës së kuqe.

 

Advertisement

Megjithë kërkesat e shumta, Izraeli nuk pranuar krjimin e korridoreve humaniare  apo të bëjë armëpushim.

 

Zyrtarët në Tel Aviv kanë deklaruar se rripi i Gazës do të vijojë të mbett  izoluar deri në lirimin e pengjeve që Hamasi po mban nga dita e parë e nsjes së konfliktit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy