Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Gerd Muller. Sulmuesi i madh i Gjermanisë ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa lajmi u konfirmua nga klubi i Bayern.
Muller ishte një “makineri golash”, duke thyer rekorde. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.
Advertisement
Legjenda rrëmbeu edhe disa trofe, për të përmendur katër herë Bundesligën gjermane, katër herë Kupën e Gjermanisë, tre herë Kupën Europiane dhe një herë Kupën e Botës.