Fundosja e jahtit në Palermo, gjenden dy trupa të tjerë, shkon në tre numri i viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhytësit kanë gjetur trupat e dy prej gjashtë pasagjerëve të zhdukur në mbetjet e jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë, tha një burim i afërt me çështjen të mërkurën.

Jahti, në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u fundos gjatë një stuhie të fortë para agimit të hënën.

Ekipet e shpëtimit nuk dhanë menjëherë emrat apo gjininë e të mbyturve, të cilët janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që u gjetën.

Trupi i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy