Charlotte Golunski, një nga personat që shpëtuan nga fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë ka rrëfyer momentet e tmerrit para mbytjes. Ajo thotë se mbante vajzën e saj mbi sipërfaqen e detit për ta shpëtuar nga mbytja.

Më tej, thekson se familja e saj, vajza dhe partneri mbijetuan sepse ishin në pjesën e jashtme kur jahti u fundos.

“U zgjuam nga bubullima, rrufe dhe valë që e bënë varkën të kërcente. Për dy sekonda humba vajzën time në det dhe më pas e përqafova shpejt mes tërbimit të dallgëve. E mbajta fëmijën në det me gjithë forcën, krahët e mi të shtrirë lart për ta mbajtur atë që të mos mbytej. Ishte e gjitha e errët. Në ujë nuk mund t’i mbaja sytë hapur. Unë bërtita për ndihmë, por gjithçka që dëgjoja rreth meje ishin britmat e të të tjerëve”, rrëfeu ajo.

Ajo gjithashtu tha se një varkë shpëtimi u fry dhe se 11 persona arritën të hipnin. Të tre anëtarët e familjes nuk u lënduan dhe u dërguan në spital për kontrolle.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anija 56 metra e gjatë, e cila mbante 10 ekuipazh dhe 12 pasagjerë, u mbyt gjysmë milje larg brigjeve të Palermos pasi u përball me një stuhi të fortë gjatë natës që shkaktoi daljen e ujit, ose kolonat rrotulluese të ajrit, të shfaqeshin mbi det.