Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, nën hetim edhe dy anëtarët e ekuipazhit, u sekuestrohen telefonat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, nën hetim edhe dy anëtarët e ekuipazhit, u sekuestrohen telefonat

Dy anëtarë të ekuipazhit të jahtit luksoz që u mbyt në Siçili javën e kaluar, janë vënë nën hetim nga zyra e prokurorit vendas.

Tim Parker Eaton ishte në krye të dhomës së motorit në natën e fundosjes, në të cilën u vdiqën shtatë persona. Parker Eaton dhe Matthew Griffith janë dy anëtarët e  ekuipazhit të vëzhgimit që janë vënë nën hetim.

Sipas mediave të huaja, oficerët e policisë po kontrollojnë dhomat e gjumit të ekuipazhit dhe kanë sekuestruar dy telefona.

Siç shkruajnë mediat italiane, hetimi nuk nënkupton fajësinë dhe nuk do të thotë se do të ketë akuza formale.

Advertisement

Ky hap vjen pasi kapiteni i jahtit vendosi të mos u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy