Të paktën tetë refugjatë u mbytën pasi një varkë që i transportonte u fundos në brigjet turke në Detin Egje, raportoi Agence France-Presse, duke cituar zyrën e një guvernatori lokal.

Shtetësia e viktimave nuk dihet ende. Zyrtarët thanë se dy persona u shpëtuan nga roja bregdetare turke dhe dy të tjerë arritën të dilnin vetë nga uji.

Varka u fundos pranë ishullit më të madh të Turqisë, i quajtur Gökçeada ose Imbros, i cili ndodhet në brigjet e provincës veriperëndimore të Çanakkales.

Turqia po pret rreth katër milionë refugjatë, kryesisht sirianë. Ankaraja arriti një marrëveshje me Bashkimin Evropian në vitin 2016 për të frenuar fluksin e refugjatëve në këmbim të disa stimujve, duke përfshirë ndihmën financiare. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";