FSHF letër tjetër Qeverisë, pret miratimin e datës 3 qershor për rifillimin

Federata Shqiptare e Futbollit i ka çuar një tjetër letër qeverisë shqiptare, më saktësisht ministreve Manastirliu dhe Shahini, duke iu bërë të qartë se po presin ende një miratim për datën 3 qershor, që u përcaktua si data e rifillimit të Superiores.

FSHF caktoi datën 3 qershor për rifillimin e elitës së futbollit shqiptar, ndërsa datën 7 qershor për rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Gjithsesi, ende nuk ka miratim nga Qeveria e Shqipërisë për këto data.

Ekipet ndërkohë, kanë dalë në stërvitje që të hënën e shkuar, me datë 18 maj dhe futbollistët dhe drejtuesit e klubeve, por presin të kuptojnë se kur do të rikthehen të luajnë.

Letra e FSHF-së dërguar Qeverisë, pritet të ketë përgjigje, një përgjigje e cila duhet të ishte dhënë sot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";