Frikë për mbarë botën, SHBA blen të gjitha rezervat e ilaçit që kuron Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë për mbarë botën, SHBA blen të gjitha rezervat e ilaçit që kuron Covid

SHBA ka blerë thuajse të gjitha rezervat për të paktën tre muaj, të një prej dy ilaçeve që është provuar se funksionon kundër Covid-19, duke mos lënë asnjë për Mbretërinë e Bashkuar, Europën apo pjesën tjetër të botës.

Ekspertët dhe aktivistët janë alarmuar nga ky veprim i njëanshëm i SHBA-së dhe i tremben faktit se një veprim i tillë mund të ndodhë edhe me vaksinën. Pra, SHBA mund të blejë të gjitha dozat e vaksinës, duke lënë botën në mëshirë të fatit.

Nga ana tjetër, administrata Trump ka deklaruar se është e gatshme të bëjë gjithçka për të siguruar furnizimet mjekësore që i duhen SHBA-së.

Advertisement

“Ata kanë qasje në pjesën më të madhe të furnizimit me ilaçin remdesivir, kështu që nuk ka asgjë për Europën”, tha Dr Andrew Hill, studiues i lartë në Universitetin Liverpool.

Remdesivir, ilaçi i parë i aprovuar nga autoritetet licencuese në SHBA për të trajtuar Covid-19, është bërë nga Gilead dhe ka rezultuar se ndihmon njerëzit të shërohen më shpejt nga sëmundja.

Administrata Trump ka blerë tani më shumë se 500,000 doza, e cila është i gjithë prodhimi i Gilead për muajin korrik dhe 90% e prodhimit të gushtit dhe shtatorit.

“Presidenti Trump ka arritur një marrëveshje të jashtëzakonshme për të siguruar që amerikanët të kenë qasje në terapeutikun e parë të autorizuar për Covid-19”, tha sekretari amerikan i shërbimeve shëndetësore, Aleks Azar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy