Lufta e ftohtë dhe pushtimi i Krimesë në vitin 2008 nuk i dhanë shtysën e duhur, Finlandës dhe Suedisë për të hequr dorë nga pavarësia e tyre ushtarake, ndërsa lufta ruse në Ukrainë ka bërë që të dyja vendet ta rimendojnë anëtarësimin në NATO.
Deri më tani, Finlanda e ka përjashtuar bashkimin në aleancën ushtarake perëndimore duke u bërë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit.
Por vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe NATO-s janë forcuar, edhe pa qenë ato shtete anëtare. Veçanërisht në Finlandë, ka një ndërgjegjësim në rritje se ky vend është shumë i cenueshëm për shkak të kufirit të tij prej rreth 1300 km me Rusinë.
SANNA MARIN
KRYEMINISTRE, FINLANDE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Të gjitha partitë, grupet parlamentare, qeveria dhe presidenti do ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe në javët e ardhshme do të marrim një vendim.”
Ndërsa Suedia, për më shumë se 200 vjet, nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në ndonjë luftë.Ky neutralitet lejoi që vendi të shpëtonte nga luftërat botërore të shekullit të 20-të.
Por si tek fqinjët, atmosfera ka ndryshuar kohët e fundit. Në vjeshtë, do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Suedi dhe çështja e anëtrësimit në NATO është bërë gjithnjë e më e rëndësishme gjatë fushatës, javët e fundit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklarur se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk do të sillte stabilitet në Evropë. Nëdrsa Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kërcënoi me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.