Frikë në ajër, stuhia lëkund avionin sikur të ishte prej letre: Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë në ajër, stuhia lëkund avionin sikur të ishte prej letre: Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Terror në ajër për qindra pasagjerë të cilët po fluturonin nga Seuli, Koreja e Jugut në Fukuoka, Japoni.

Avioni nuk mundi të ulej për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga tajfuni Sanshan. Siç shihet në video avioni lëkundet në ajër për shkak të erës së fortë.

Boeing 737-800  u ul në aeroportin Fukuoka rreth 30 minuta më vonë, sipas të dhënave të FlightAware, shkruan CNN.

Advertisement

Një stuhi e fuqishme goditi Japoninë jugore të enjten, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke rritur frikën për përmbytje, rrëshqitje të dheut dhe dëme të mëdha.

Stuhia tropikale Sanshan goditi vendin mëngjesin e së enjtes dhe më pas humbi gradualisht forcën, megjithëse vazhdoi të sjellë erëra të forta, dallgë të larta dhe reshje të konsiderueshme shiu në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Kyushu.

Rreth 60 centimetra shi ranë në disa pjesë të prefekturës Miyazaki në Kyushu, duke fryrë lumenjtë dhe duke sjellë rrezik për përmbytje, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Më shumë se 70 njerëz u plagosën në të gjithë Kyushu, kryesisht në Miyazaki dhe Kagoshima.

Advertisement

Rreth 168,000 familje ishin pa energji elektrike në të gjithë Kyushu, shumica në prefekturën Kagoshima, tha Kyushu Electric Poëer Co. Rreth 20,000 njerëz u strehuan në qendrat komunale të komunitetit, gjimnazet e shkollave dhe objektet e tjera në të gjithë Kyushu, sipas raporteve të prefekturës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy