Frika e luftës/ Rusia në krah të Turqisë, stërvitje ushtarake në Mesdhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frika e luftës/ Rusia në krah të Turqisë, stërvitje ushtarake në Mesdhe

Turqia do të rinisë sërish kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor, një iniciative që ka shtuar ndjeshëm tensionet me Greqinë.

Mediat greke bëjnë të ditur se Turqia ka dërguar anijet e kërkimit NAVTEX në rajonin e Mesdheut Lindor. Por gjithnjë sipas këtyre mediave, Turqia ka paralajmëruar stërvitje nga flota ruse në Mesdhe.

Burimet, shkruan gazeta greke “Prothotema” vlerësojnë se kjo lëvizje nga Ankaraja është një përgjigje ndaj aktivitetit francez në Mesdheun lindor dhe konkretisht pranisë së aeroplanmbajtësit “Charles de Gaulle” që ka bërë manovra ushtrake në krah të marinës greke dhe italiane.

Advertisement

Gjithnjë sipas mediave në Greqi, anijet kërkimore “Barbaros” dhe “Oruc Reis” do të lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse, siç është shënuar në informacionin përkatës.

NAVTEX-i i parë ka të bëjë me zonën detare në perëndim të Qipros dhe në kufirin e Shelfit kontinental grek dhe do të fillojë në 8 shtator dhe do të përfundojë në 22 të të njëjtit muaj.

Ushtrimi i dytë do të zhvillohet në lindje të Qipros dhe brenda EEZ qipriote . Ai do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë në 25 të të njëjtit muaj.

Gazetari turk Ragıp Soylu , në një postim në Tëitter, publikoi zonat e hartës që i referohen NAVTEX-it turk./ Burimi: Protothema.gr

Advertisement

The post Frika e luftës/ Rusia në krah të Turqisë, stërvitje ushtarake në Mesdhe appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy