Deri në dhjetë individë mund të jenë zënë poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb pas një shpërthimi në qytetin francez të Marsejës. Por një zjarr brenda rrënojave pengoi operacionet e shpëtimit, njofuan organet franceze të rendit.

 

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmin, tha se sipas të dhënave, ndërtesa kishte të paktën katër banorë. Deri tani, nuk ka të dhëna për humbje jete nga shpërthimi dhe shembja e ndërtesës, apo se çfarë e shkaktoi shpërthimin, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërtesa pesë katëshe u shemb rreth orës 1 të mëngjesit të ditës së dielë. Më shumë se 100 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit. Rreth 30 ndërtesa në zonë u evakuuan.

 

Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, tha se dy ndërtesa që kishin mure të përbashkëta me pallatin që u shemb, u rrëzuan pjesërisht përpara se njëra ndërtesë të rrëzohej më vonë. Gjashtë persona u shtruan në spital./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";