Francë-Portugali gati për përsëritjen e finales së 2016/ Ja formacionet e mundshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Francë-Portugali gati për përsëritjen e finales së 2016/ Ja formacionet e mundshme

Takimet e fundit te grupit F mbyllen me supersfiden Portugali- France. Kjo ndeshje na risjell ne vemendje finalen e Euro 2016 ku portugezet fituan fale nje goli te Eder ne minutat shtese, i cili iu dhuroi trofeun e atij viti. Per “Gjelat”, jane ende te fresketa ato kujtime dhe do te kerkonin nje hakmarrje ndaj skuadres se teknikut Santos.

 

Portugalia vjen pas asaj disfate 4-2 nga Gjermania ndeshjen e kaluar, ndersa Franca barazoi me Hungarine. Por pas rezultateve te sfidave ne grupet e tjera, “Gjelat” jane te kualifikuar automatikisht ne raundin tjeter dhe jane me te qete per kete takim. Ndryshe ndodh me Portugaline, e cila mund te kualifikohet ne rast fitoreje ose barazimi, dhe duhet te evitoje nje humbje me goleade, nese Gjermania fiton ndaj Hungarise, qe me pas te kete mundesine te kaloje ne 1/16 si nder skuadrat e treta me te mira te fazes se grupeve.

 

Advertisement

Tek Franca ende nuk kane gjetur golin Mbappe dhe Benzema te cilet do te kerkojne te zhbllokohen ne sfiden e sotme , por ne anen tjetet kane perballe nje njeri qe vazhdon te ndjeke rekordet, Cristiano Ronaldo, i cili ka dhe nje motiv shtese per te shenuar pasi nuk e ka gjetur asnjehere golin perballe kombetares franceze.

 

Tekniku Portugez, Santos ka deklaruar se perballe kane nje ekip te shume te forte dhe do te duhet te bejne nje loje ndryshe nga ajo me “Pancerat”. Ai pritet qe te hedhe ne fushe skemen 4-1-4-1 ku ndryshe nga heret e kaluara Renato Sanchez do te jete titullar.

 

Advertisement

Ne kete menyre: Rui Patrício do te jete ne porte, ndersa ne mbrojtje Semedo, Dias, Pepe dhe Guerreiro. Para tyre Danilo, per ti lene vend me pas Fernandes dhe Sances ne qender te mesfushes, ndersa nga krahet do te jene Digo Zhota dhe Silva ne mbeshtetje te Cristiano Ronaldos.

 

Ne anen tjeter Deschamps ka deklaruar se pavaresosht sigurimit te kualifikimit, ekpi i tij do te kerkonte te mbyllte grupin si te paret ne renditje. Per kete qellim ai do te hedhe formacionin me te mire ne fushe me skemen 4-3-1-2:Lloris ne porte, Kunde, Varane, Kimpembe dhe Hernández ne mbrotje. Mesfusha do te perbehet nga Pogba, Kanté dhe Tolisso ndersa Griezmann do te jete ne mbeshtetje te dyshes Mbappé, Benzema.

 

Advertisement

Sfida do te luhet sot ne mbremje ne oren 21:00 ne stadiumin “Pushkash Arena” ne Budapest dhe do te gjykohet nga gjyqtari spanjol Antonio Mateu Lahoz.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy