Franca ka deklaruar se do të tërheqë ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia për konsultime.
Ky vendim vjen si një shenjë proteste kundër një marrëveshjeje, e cila përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar. Si pjesë e marrëveshjes së njohur si Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.
Advertisement
Marrëveshja, shkatërroi një marrëveshje shumë miliardë-dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.
Franca e ka përshkruar këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj.
Advertisement